LajmeTeknologji

Samsung Galaxy S22 Ultra – dizajn i ri dhe disa gjëra interesante

Samsung Galax S22 Ultra do të dalë vitin e ardhshëm, por tani informacione të reja kanë rrjedhur në lidhje me modelin e ri të Samsung.

Sipas informacioneve të rrjedhura, S22 Ultra do të jetë me skaje të rrumbullakëta dhe do të kujtojë shumë Galaxy Note 20.

Do të ketë gjithashtu një S Pen si të gjitha pajisjet Galaxy Note.

S 22 Ultra do të ketë gjithashtu një sensor që zbulon kur S Pen vendoset ose hiqet nga telefoni.

Sensori do të jetë në gjendje të rregullohet, në mënyrë që të fillojë veprime të caktuara. Sa i përket ekranit, ai do të ketë teknologjinë AMOLED dhe një diagonale prej 6.8 inç, me një shkallë të lartë rifreskimi.

Përmasat janë 163.2 x 77.9 x 8.9mm dhe trashësia është 10.5mm, nëse llogarisim kamerën.

Kamera kryesore do të ketë një sensor 108MP me 0.8 μm pixel, kamera ultra-gjerë do të ketë një sensor 12MP dhe OIS (stabilizues optik i imazhit), ndërsa kamera selfie do të ketë një sensor 40MP.

Samsung pritet të njoftojë zyrtarisht në janar 2022 kur do të prezantojë S22 Ultra.

Related Articles

Back to top button
Close
Close