
Kandidati për kryetarë komunë në Skenderaj,Sami Lushtaku njëherësh kryetarë dege i PDK-së në këtë komunë ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, shkruan TOP24.
Sipas Lushtakut, LVV dhe presidnetja duke e parë mbështetjen e madhe që po gëzon PDK-ja në këtë komunë ata janë mobilizuar për ta ndalur kandidimin tim për kryetarë komune. Lushtaku më tej shton se presidentja dhe kryeministri po bëjnë presion mbi organet e drejtësisë për të më pamundësuar kandidimin tim.
Ai më tej potencoi se është njeri që gjithmonë ka respektuar venidmet e organeve të vendit të tij e që dallon nga Kryeministri i Albin Kurti i cili është i dënuar për vepra të ndryshme ndërsa mban postin e kryeministrit,
Lushtaku siguroi votuesit e PDK-së se nuk ka mundur askush ta nënçmoj Drenicën e Skenderajn, as PDK-në e Hashim Thaçit e Kadri Veselit sepse Skenderaji ëshët zemra e PDK-së. Aoi ftoi mbështetësit që më 17 Tetorë ti tregojnë pushtetit se nga Drenica fillon rënia e diktaturave.TOP24



