LajmeMaqedoniTopLajm

Saliu: Institucionet po kërcënojnë simpatizantët e BDI-së në njësinë 3, kemi alarmuar edhe ambasadat

Zëdhënësi i shtabit në njësinë zgjedhore numër 3 nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Argëtim Saliu sot përmes një pres konference në sheshin “Skënderbeu” tha se qytetarët e kësaj zone po kërcënohen dhe shantazhohen nga disa institucione shtetërore dhe politike.

Ai për këtë tha se kanë alarmuar edhe ambasadat e huaja në vend. Saliu potencoi se këto shantazhe vijnë sepse BDI synon për së pari herë të fiton deputet shqiptarë në këtë zonë.

“Dëshiruam të njoftojmë opinionine gjërë në lidhje me shantazhet e kërcënimet që po ju bëhen qytetarëve dhe simpatizantëve të BDI-së nga ana e institucioneve të ndryshme shtetërore dhe politike. Dëshirojmë të përcjellim mesazh të qartë tek te gjitha institucionet dhe strukturat e ndryshme politike sepse BDI është parti e fuqishme dhe mbrapa çdo qytetari dhe votuesi të saj. Të gjitha shantazhimet dhe kërcënimet të cilat po bëhen nga institucionet të ndryshme janë të denoncuara në ambasadat e ndryshme ndërkombëtare në OSBE/OHIDR dhe në të gjitha institucionet që e monitorojnë procesin zgjedhorë në RMV. Dëshirojmë të potencojmë se BDI jo rastësisht garon në këtë njësi zgjedhore ku synojmë të fitojmë për herë të parë deputetin shqiptarë të kësaj zone që kërcënimet dhe shantazhet e këti lloji njëherë e përgjithmonë tju themi stop”, tha Saliu.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close