
Me shqetësim i ndoqa ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kumanovë, ku u dëgjuan fjalë të papërshtatshme ndaj qytetarëve tanë shqiptarë.
Deklaratat që dëmtojnë paqen shoqërore, që nuk janë në përputhje me vlerat tona të tolerancës dhe që janë kundër kulturës sonë të bashkëjetesës, u shprehën në prani të anëtarëve të qeverisë, gjë që nuk është në përputhje me vlerat e vendit tonë.
Heshtja e autoriteteve lidhur me këto ngjarje shkakton shqetësim nga aspekti i paqes shoqërore. Të jetojmë vlerat demokratike, të forcojmë unitetin dhe integritetin e shtetit, të tregojmë tolerancë dhe respekt ndaj dallimeve është përgjegjësi prioritare e çdo përfaqësuesi shtetëror. Të gjithë përfaqësuesit shtetërorë duhet të adoptojnë qasje që do të forcojnë bashkëjetesën dhe respektin midis qytetarëve tanë.



