LajmeMaqedoniTopLajm

Sali: Gjysmëvjetori i dytë do të nis me prezencë fizike!

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se gjysëmvjetori t dytë përfundimisht do të nis me prezencë fizike.

Sali tha se si preventivë autoritetet shëndetësore do të vazhdojnë të realizojnë skrining tek nxënësit, respektivisht testim të nxënësve për Covid-19.

“Sipas të dhënave tona, nuk do të ketë nevojë për izolim, gjegjësisht mësim online në këtë moment, sepse gjendja epidemiologjike ndryshon çdo ditë, ne në bazë të këtyre të dhënave marrim edhe vendime të reja dhe politika të reja,

kjo do të thotë se nga 1 shkurti mësimi do të niset me prezencë fizike në shkolla, dhe ne si ministri do të marrim masa preventive duke realizuar skrining”, tha mes tjerash Sali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close