BotaLajme

Rusia publikon stërvitjen e ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi këtë të hënë një video në  të cilën ushtarë të Koresë së Veriut ushtrohen në stërvitje luftarake në Rusi. Videoja është publikuar menjëherë pasi Moska dhe Pheniani konfirmuan raportet për përfshirjen e Koresë së Veriut në luftë.

Videoja, e ndarë nga media shtetërore, tregon instruktorë rusë duke u mësuar ushtarëve të Koresë së Veriut se si të përdorin pushkët Kalashnikov, granatahedhësit dhe pushkët e gjuetisë për përdorim kundër dronëve.

Pamjet tregojnë gjithashtu stërvitjen me granata dore dhe teknikat e luftimit në zona të hapura dhe llogore.

Pamjet u publikuan disa orë pasi presidenti Vladimir Putin falënderoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, për dërgimin e trupave për të ndihmuar forcat ruse në rimarrjen e territorit nga forcat ukrainase në rajonin jugperëndimor të Kurskut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close