
Ndërprerja e pazakontë e energjisë në Gadishullin Iberik, bllokoi pjesën më të madhe të Spanjës dhe të Portugalisë, duke ndërprerë shërbimet për 50 milionë njerëz. Probleme pati edhe në pjesën jugore të Francës.
Blackout nisi në ora 12:30 duke shkaktuar kaos në qarkullim, si në zonat metropolitane si Madrdit, Barcelone, Valencia e Sivilja, si dhe në kryeqytetin portugez Lisbonën.
Pamjet video tregojnë radhë të gjata makinash të grumbulluara në bllokime trafiku në kryeqytetin spanjoll, gjatë një ndërprerjeje që paralizoi gjithashtu transportin publik dhe vonoi fluturimet.
Ministri i Transportit i Spanjës, Oscar Puente, ka thënë se nuk ka gjasa që trenat e distancave të mesme dhe të largëta udhëtimi të rifillojnë shërbimin normal këtë të hënë.
Bankomatët u ndërprenë duke mos ofruar shërbime. Radhë të shumta njerëzish ishin nëpër supermarkete për blerë gjërat bazike, ku nuk mungonin edhe bateritë. Ata u detyruan që të paguanin me para në dorë dhe në restorante.
Shumë njerëz patën edhe probleme të lidhjes me komunikimin me telefona, si dhe me internetin.
Autoritetet shprehen se do të duhen të paktën deri në 10 orë për kthimin e plotë të energjisë. Teksa kompania spanjolle Red Elektrika bëri të ditur se në disa zona është kthyer furnizimi me energji në Katalonjë, Aragon dhe Andaluzi.
Qeveria spanjolle dhe ajo portugeze kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët për përballimin e kësaj situate. Ndërsa Franca ka ofruar furnizim me energji për Spanjën e Portugalinë. Për këtë ‘blackout’ është përjashtuar mundësia e ndonjë sulmi kibernetik sipas kryeministrit portugez, ndërsa ai spanjoll deklaroi se është ende herët për të folur për shkaqet.
Por sipas BBC-së, ndër shkaqet e ndërprerjes së energjisë mendohet se janë ndryshimet e papritura të temperaturave në Spanjë, duke shkaktuar anomali në linjat e tensionit të lartë. Kjo shkaktoi dështim të sinkronizimit midis sistemeve të energjisë elektrike, me ndërprerjen e mëvonshme të rrjetit evropian të interkonjeksionit.



