BotaLajme

Rusia po bëhet më agresive! Çfarë deklaroi sot shefi i NATO-s me presidentin e Ukrainës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidenti ukrainas Volodimir Zhelenski komentuan këtë të enjte në Bruksel përshkallëzimin e tensioneve me Rusinë.

Në konceptin e deritanishëm strategjik i referohemi Rusisë si partner strategjik. Por kemi parë kohët e fundit veprime më agresive. E kemi parë Rusinë në pushtojë fqinjët, të aneksojë ilegalisht Krimenë dhe të destabilizojë Ukrainën lindor

“Ajo çfarë po ndodh tani në Krimean e pushtuar dhe në Donbas si dhe në kufijtë e Ukrainë dhe në Detin e zi dhe Azov duhet të konsiderohet një kombinim i elementëve hibridë që Rusia përdor për të shantazhuar shtetin tonë.

BE na mbështet por të gjithë e kuptojnë se çmimi do të jetë tepër i lartë. AsnJë nuk kupton kostot njerëzore, pra sa jetë do humbin në rast të të një pushtimi. Asnjë nuk e do atë”, tha Jens Stoltenberg.

Kriza Rusi-Ukrainë është një ndër temat kryesore të samitit të liderëve në Bruksel.

Ndërsa një ditë më parë edhe një grup ligjvënësish amerikanë të sapo kthyer nga Ukraina i rekomanduan shtëpisë së bardhë që të dërgojë sa më shpejt armë pasi kërcënimet nuk po funksionojnë që të sprapsin Rusinë.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close