LajmeMaqedoniTopLajm

“Eurometri”: Armata më e besueshme, më pak sistemi gjyqësor

BULLGARIA EDHE MË TEJ “KËRCËNIM” PËR SHTETIN, SERBIA VENDI MË MIQËSOR

Hulumtimi vjetor i organizatës “Evrotink” sugjeron se vetëm 25% e qytetarëve në vend konsiderojnë se ka demokraci, ndërsa 40% besojnë se nuk ka. Sondazhi sugjeron se vetëm 19% e të anketuarve mendojnë se gjërat në vend ecin në drejtimin e duhur, që është për 3% më pak se vitin e kaluar dhe deri më tani rënie rekorde. Mbështetja për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet relativisht e lartë, rreth 70%.

Pavarësisht ngecjes së Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane, 2% më shumë e të anketuarve këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar, mendojnë se anëtarësimi në BE është gjë e mirë, ndërsa madje 74% e qytetarëve do të votonin PËR në qoftë se ka referendum për hyrje në BE.

DIMITAR NIKOLOVSKI, EVROTINK 

“Në raport me përkatësinë etnike, në qoftë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të jetë diçka pozitive, e shohin se ai entuziazëm është shumë më i lartë te shqiptarët etnikë dhe te grupet tjera etnike sesa te maqedonasit etnikë, edhe pse edhe këtu shifra është e lartë, rreth 57%.”

Rreth gjysma e të anketuarve janë përgjigjur se raporti i BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut nuk është fer, ndërsa sipas të anketuarve  Bullgaria vazhdon të mbetet edhe këtë vit, si vitin e kaluar, kërcënimi më i madh, ndërsa si vendi më paqësor nga vendet fqinje është theksuar Serbia, që mendohet se është rezultat i solidaritetit në fushën e vaksinimit. Në lidhje me situatën në vend, 40% e të anketuarve konsiderojnë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka demokraci, ndërsa 25% mendojnë se ka. Më pak besim gëzon sistemi gjyqësor, ndërsa më shumë armata.

ALEKSANDAR STOJANOVSKI

“46% e të anketuarve kanë shprehur besimin në armatë, Presidenti përfaqësohet me 31%, vijojnë bashkësitë fetare, ndërsa në vendin e katërt është policia me 25% të të anketuarve. Ndërsa Prokuroria dhe gjykatat janë me notën më të ulët të besimit  8%.”

Perceptimi i përhapur gjërësisht për punën e policisë në vend është kryesisht negativ, por të anketuarit që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me policinë në vitin 2021 kanë qenë kryesisht të kënaqur nga profesionalizmi i saj./KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close