BotaLajme

Rusia i thotë SHBA-ve se nuk do ta sulmojnë Ukrainën

Rusia i ka thënë SHBA-së se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, pasi zyrtarët nga të dy vendet u takuan për bisedime të niveleve të larta në Gjenevë.

Pas një takimi që zgjati për shtatë orë të hënën, të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të ulur tensionet. Por nuk kishte asnjë shenjë të një përparimi të madh pas bisedimeve.

Rreth 100.000 trupa ruse besohet të jenë pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një inkursioni dhe paralajmërime nga Perëndimi.

SHBA ka thënë se do të kishte sanksione nëse Rusia do të sulmonte Ukrainën.

Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar SHBA-në të mos “nënvlerësojnë rreziqet” e përfshira në konfrontimin e Moskës me Perëndimin.

“Ne u shpjeguam kolegëve tanë se nuk kemi plane, nuk kemi synime për të sulmuar Ukrainën” u tha gazetarëve zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov pas takimit.

Ai tha se rusët u kishin thënë homologëve të tyre amerikanë “se të gjitha masat për stërvitjen luftarake të trupave dhe forcave kryhen brenda territorit tonë” dhe se “nuk kishte asnjë arsye për të frikësuar ndonjë skenar përshkallëzimi në këtë drejtim”.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman i përshkroi bisedimet si diskutime “të sinqerta dhe të drejtpërdrejta” të krijuara për të inkurajuar një kuptim më të mirë të shqetësimeve të sigurisë të secilës palë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close