LajmeMaqedoniTopLajm

“Rrugët e vjetra, gropat e reja, pse të paguajm pikë pagesa” reagojnë qytetarët

Pikat pagesore në autostradat paguhen për të pasur rrugë të reja, të mundemi ti mirëmbajmë, në kushte dimërore të pastrojmë nga bora dhe më shpesh të rekonstuohen që të jenë në gjendje të mirë, pororsiti sot ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski i cili sot bëri mbikqzrje në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë e cila po rekonstruohet.

Ministri porositi se për këtë po paguhet taksa në pikat pagesore që të mund të reabilitohen rrugtët egzistuese dhe të mund të ndërtohen të reja.

Deklarata e ministrit që u transmetua nga Mediat u kundërshtua me kritika të ashpra në një pjesë të opinionit mbase përshkak se preki “plagët e vjetra” me gjendjen e rrugëve të maqedonisë.

Vozitësit reaguan se një numër i madh i rrugëve në vend janë me gropa, ndërsa përskaj kësaj patarina paguhen çdo 20 km.

“Rrugë të vjetra, gropat te reja taze pse të paguajm për pikë pagesa” tha një qytetarë në koment në rrjetet sociale.

“Askush nuk është kundër pagesës, qëllimi është se a janë të nevojshme patarinat çdo 20 -30 km dhe si është e mundur që në njërën pikë të paguhet 40 ndërsa tjetra 100den” shkruan një tjetër qytetar.

„Tatime paguajm që të kemi rrugë funksionaëe. Tendere shpallen për të pasur rrugë funskionale, pikë pagesa i paguajm si haraç, 100 den patarinë për 20km rrugë “autostradë” shprehet një tjetër qytetarë.

Qytetarët po ashtu janë shprehur se maqedonia është vendi vetëm në rajon që nuk ka opsion për pagesë mujore apo vjetore për pikë pagesa, shkruan Skopjeinfo përcjell TOP24..

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close