Rrjedh online ndryshimi i madh i iPhone 17

Apple pritet të bëjë një ndryshim të madh tek iPhone 17, sipas një publikimi online të bërë e që është komentuar nga analisti i njohur i Appleit, Mark Gurman.
Sipas Gurmanit, “iPhone 17 Air” ose “iPhone 17 Slim” pritet të jetë më i lehtë, më i hollë me opsione më të dobëta.
Sipas tij, pajisja e re do të jetë me çmim më të përshtatshëm për njerëzit që s’i kërkojnë specifikat impresive.
Kjo do të ishte 25 për qind më i hollë sesa modeli aktual iPhone 16, 16 Pro dhe 16 Pro Max.
Sipas spekulimeve, iPhone 17 Air do të ketë kamerë 24 megapikselë përpara dhe 48-she në pjesën e pasme. Kjo konsiderohet dukshëm më e dobët se tri kamerat në iPhone 16 Pro Max.
Për disa vite, Apple ka ngecur që ta gjejë modelin e katërt që shkon krahas varianteve Pro dhe Pro Max të shtrenjtë.
Në muajt në vijim spekulimet do të shtohen.



