LajmeMaqedoniTopLajm

Rritja e çmimit të energjisë, VMRO-DPMNE kërkon anulimin e TVSh-së

Grupi i deputeteve të VMRO-DPMNE-së do të parashtrojë pr/ligj të ri për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit ekzistues për tatimin e vlerës së shtuar, përmes të cilit synohet të anulohet rritja e parashikuar të TVSh-së për energjinë elektrike për vitin e ardhshëm për amvisëritë.

“Sipas ligjit ekzistues prej 01.01.2023 TVSh-ja për energjinë elektrike prej 5% do të rritet në 10%. Kjo do të thotë rritje e re e faturave të energjisë elektrike. Në mënyrë shtesë, Qeveria parashikon që të rritet TVSh-ja në 18% prej 01.07.2023. Vetëm mbi këtë bazë faturat e energjisë elektrike për amvisëritë do të rriten për 12.4%. Për këtë arsye ne si deputetë përgjegjës parashtrojmë propozim ligj të ri me çka do të parandalohet dhe anulohet rritja e TVSh-së për energjinë elektrike.”,- deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së Toni Jarevski.

Emërimi i Damevës

“VMRO-DPMNE i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë dhe Komisionit anti-Korrupsion që të deklarohen për emërimin e Vesna Damevës, për të cilën thonë se është “anëtare e LSDM-së, e cila nga një bashkëpunëtor ekspert pa përvojë gjyqësore, fillimisht u bë anëtar i Këshillit Gjyqësor dhe tani kryetare e të njëjtit. A është Dameva e emëruara nga elitat gjyqësore-afariste për të cilat fliste Pavlina Cërvenkovski kur dha dorëheqje nga ajo pozitë?”,- pyeti deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.

“Në gjykatë mbizotëron korrupsioni, nepotizmi dhe krimi. Ne edhe njëherë do të thërrasim ministrin e drejtësisë, por edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të prononcohen për emërimin e Vesna Damevën anëtare e LSDM-së, ku prej bashkëpunëtores së re pa eksperiencë të madhe pune u emërua në krye të Këshillit Gjyqësor. KSHPK-së nuk duhet të hesht dhe duhet menjëherë të reagojë. Njëherit thërrasim edhe PTHP-në të hetojë se kush janë ato biznes elita gjyqësore aq të fuqishme të cilët detyruan ish – kryetaren e Këshillit Gjyqësor Crvenkovska të largohet nga funksioni që në vendin e saj të vijë Dameva.”,- theksoi deputetja e VMRO-DPME–së, Eli Panova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close