MaqedoniTopLajm

Rritja e çmimeve! A do të mund t’ia dalin qytetarët?

Qytetarët në tregun e gjelbër i kanë mbushur qeset me pemë e perime. Edhe pse çmimet e produkteve janë rritur ata thonë që e kanë patjetër të ushqehen duke i blerë gjësendet primare. Në treg e takuam gjyshen Verka Anastasova e cila merr pension prej 10 mijë denarëve. Thotë se ia del të blejë gjithçka nga pak.

“Edhe mos me pas para kur të hahet do të ndash para për të blerë. Pensionin e kam 10 mijë denarë. Faleminderit Zotit që jep. Por blej gjithçka nga pak. Me rëndësi nuk mbesim të uritur dhe të etur për diçka. Nuk është turp të blesh edhe nga dy domate. Gjithçka po shtrenjtohet por vetëm shëndet të kemi ajo është me rëndësi. Me pensionin mbijetojmë, në qoftë se në ditën e parë themi ura ura nuk do të kemi. Kam blerë gjithçka nga pak. Pak lulelakër gjithçka që më hahet”.

“Çmimet janë solide për neve që nuk kemi para. Për atë vijmë këtu për të blerë në pazar pasi që është më lirë”.

Ndërsa shitësit në tregun e gjelbër thonë se çmimet nuk janë të larta shumë, por standardi i qytetarëve është i ulët.

“Blejnë njerëzit çfarë të bëjnë. Duhet që çmimet të jenë më të ulëta, ndërsa të ardhurat të jenë më të larta, rrogat të jenë më të larta”.

Oda ekonomike para një muaji kërkoi nga qeveria masa për zbutjen e pasojave që do të kenë kompanitë, por edhe konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, e karburanteve dhe produkteve ushqimore në nivel botëror. Por autoritetet me qëndrim se nuk do të ketë çmime shokuese për qytetarët, por nëse një gjë e tille ndodh atëherë do të ngrihen çmimet e produkteve. Rritja e çmimeve fillimisht është reflektuar në energjinë elektrike. Biznese të caktuar që kanë marrë fatura më të larta, madje deri në 60 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë duke arsyetuar këtë më rritjen e çmimeve në suaza botërore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close