LajmeRajonTopLajm

Rritet numri i protestuesve serbë në Jarinjë

Mëngjesin e sotëm është rritur numri i protestuesve serbë në Jarinjë.

Kështu kanë raportuar mediat serbe gjatë ditës së sotme, përderisa kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës është ende duke vëzhguar situatën nga afër, transmeton lajmi.net.

Protestuesit serb po kërkojnë tërheqjen e vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë për targa, duke kërkuar edhe themelimin e Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilin kanë shpalosur edhe një pankartë në vendin ku janë duke protestuar në veri të Mitrovicës.

“Numri i qytetarëve në afërsi të pikës kufitare në Jarinje është dukshëm më i madh se dje”, raportojnë mediat serbe.

Protestuesit që kanë arritur në Jarinje sot në mëngjes, kanë sjellur gjëra ushqimore dhe veshmbathje për protestuesit që kanë qëndruar në këtë vend gjatë gjithë natës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close