LajmeRajon

Rriten konfiskimet e pasurisë, mbetet problem mosshitja e automjeteve të sekuestruara

Koordinatori kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shipqdon Fazliu, ka publikuar raportin tremujor për periudhën tetor-dhjetor 2024, duke evidentuar progres në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Ky raport u publikua në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, ku sipas raportit, gjatë këtij tremujori janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 207 mijë euro në 7 raste, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur mbi 3,7 milionë euro në 51 raste.

Megjithatë, sipas Shqipdon Fazliut, problem i vazhdueshëm mbetet mosshitja e pasurive të sekuestruara, sidomos automjeteve.

Sipas raportit, disa automjete të sekuestruara qëndrojnë të bllokuara për më shumë se 5-6 vjet, pa u bërë kërkesë për shitje, e kjo sipas tij po shkakton dëme të vazhdueshme në buxhetin e shtetit.

Image

“Në tremujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën e 207 mijë euro, në 7 raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tremujor e kap vlerën e mbi 3,7 milionë euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive… Për dallim nga hera e kaluar, ku nuk kemi pasur as një kërkesë nga PS këtë tre mujor janë shfaqur katër kërkesa për shitje… Në gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokal që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, nga përgjigja që kemi pranuar shihet se ka Prokurori dhe prokuror që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje”.

“Ne e kemi pajisur kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin edhe me lista të posaçme të secilës prokurori, ku mund të shihni që ka prokurori dhe prokuror që me tepër se pesë apo gjashtë vite kanë veturat e sekuestruara mirëpo nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje. Buxheti i shtetit po vazhdon që të dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje. Tash e tutej mbetet te ju që të vlerësohet një mos veprim i tillë që rezulton në një dështim në kryerjen e funksioneve prokurorial dhe në dëmtimin e buxhetit qoftë të Kosovës, qoftë në paraqitjen e padive nga ana e të pandehurve në rast se do të ju kthehet vetura pas disa vitesh”, ka thënë ai. /eo

Related Articles

Back to top button
Close
Close