BotaLajmeTopLajm

Rregullatori evropian i aviacionit lëshon një paralajmërim të ri rreziku për hapësirën ajrore të Izraelit

Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) të mërkurën paralajmëroi kompanitë ajrore, që të kenë procedura strikte të monitorimit të rrezikut për fluturimet brenda hapësirës ajrore të Izraelit.

“Komisioni Evropian dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian kanë përditësuar Buletinin e Informacionit të Zonës së Konfliktit (CZIB) për Izraelin të lëshuar më 28 shtator. CZIB i rishikuar rekomandon operatorët ajror të zbatojnë një proces të rreptë monitorimi dhe vlerësimi të rrezikut për çdo fluturim, kur synojnë të operojnë brenda hapësirën ajrore të Izraelit”, thuhet në deklaratë.

“Rekomandimi është i vlefshëm deri më 31 tetor dhe mund të rishikohet më herët dhe të përshtatet ose të tërhiqet në varësi të vlerësimit të rishikuar”, shtoi ai.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm, pas bombardimeve në Bejrut dhe jug të Libanit nga ushtria izraelite.

Shumë nga shtetet perendimore dhe ato aziatike u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të braktisin menjëherë Libanin. Ndërkohë në orët e fundit qeveria e Netanyahut ka kërcënuar Iranin se do ta godasë në mënyrë befasuese dhe me sulme vdekjeprurëse, për shkak të mbështetjes që ky i fundit i jep Hezbollahut dhe lëshimeve të raketave më 1 tetor drejt Izraelit./ Reuters.

Related Articles

Back to top button
Close
Close