SportTopLajm

Ronaldo legjendë, 101 gola me kombëtaren, Franca i tregon “dhëmbët” Kroacisë

Cristiano Ronaldo është thjesht një mit. “Ylli” portugez vazhdon të jetë vendimtar për kombëtaren e tij, pavarësisht se është 35-vjeç. CR7 realizoi dygolësh në fitoren 2-0 të Portugalisë ndaj Suedisë në transfertë, duke kapërcyer një shekull gola me përfaqësuesen.

Të parin, pra të 100-in, e realizoi pas ekzekutimit në mënyrë mjeshtërore të goditjes së lirë, në fundin e pjesës së parë, ndërsa të dytin, atë numër 101, në minutën e 72-të, me një finalizim po kaq të bukur nga jashtë zonës, me topin që përfundoi aty ky bashkohet shtylla pingule me atë transversale.

Kujtojmë që Suedia luajti në inferioritet numerik që nga minuta e 44-t, pas ndëshkimit të Svensson me kartonin e dytë të verdhë.

Në “Stade de France” u zhvillua ndoshta sfida me spektakolare e mbrëmjes, mes vendasve të Francës dhe Kroacisë, që u ritakuan dy vite pas finales së botërorit. “Gjelat”, në fakt, e fituan edhe këtë takim të Nations Leage me rezultatin 4-2, edhe pse pësuan të parët. Takimi u zhblloku nga Lovren i Kroacisë, po në fundin e pjesës së parë barazoi Griezmann, ndërsa autogoli i Livakovic i dha avantazhin Francës. Brekalo barazoi 2-2 në minutën e 55-të, por Upamecano dhe Giroud gjetën sërish rrjetën për vendasit, që pas këtij suksesi bashkëkryesojnë me pikë të plota me Portugalinë Grupin 3, por me golaverazh më të dobët se luzitanët.

Pas fitores 0-2 ndaj Danimarkës, Belgjika konfirmon formën e mirë edhe ndaj Islandës, të cilën e mposhti thellë 5-1 në sfidën e zhvilluar në Bruksel. Në fakt, të parët shënuan islandezët me Fridjonson në minutën e 11-të, por kundërpërgjigjja e vendasve ishte shumë e shpejtë me golat e Witsel dhe Batshuayi. Në pjesën e dytë realizoi Mertens dhe sërish Bathshuayi, për të ardhur të goli i rezultatit përfundimtar 5-1, që u shënua nga Doku.

Po në Grupin 2 të Ligës A, sfida mes Anglisë dhe Danimarkës, e zhvilluar në Wembley u mbyll barazim gola.

Related Articles

Back to top button
Close
Close