LajmeSport

Ronaldo: E vështirë me Spanjën, ata janë favoritët për të fituar Botërorin

Portugalia siguroi kualifikimin dramatik në fazën e 1/8-ave të finales, pasi një gol i anuluar i Kroacisë në minutat e fundit shkaktoi polemika për një pozicion shumë të diskutueshëm jashtë loje.

Pavarësisht kësaj, portugezët arritën të avancojnë dhe tashmë do të përballen me Spanjën.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo vlerësoi kundërshtarin e radhës, duke e cilësuar Spanjën si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e Kupës së Botës.

“Spanja është një nga favoritët për ta fituar Botërorin. Do të përgatitemi maksimalisht, sepse do të jetë një ndeshje e vështirë. Besoj se do të jetë një duel me futboll të bukur.

Objektivi ynë ishte të kualifikoheshim dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ronaldo në prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes.

Related Articles

Back to top button
Close
Close