
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ambasadori gjerman sot përmes një postimi në rrjetin social Blue Sky tha se në këtë takim ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes sa më të shpejtë të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.
“Faleminderit për takimin produktiv, Kryeministër! Edhe një herë theksova përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të arritur heqjen sa më të shpejtë të masave ndaj Kosovës. Po ashtu, theksova rëndësinë e zgjedhjes së menjëhershme të kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re”, ka shkruar Rohde në BlueSky.



