LajmeTeknologji

Roboti gjigant me katër këmbë

Kina pretendon se ka prodhuar robotin më të madh elektrik me katër këmbë.

Fjala është për robotin bionik që vërtetë duket gjigant, kurse tërë kjo përpjekje e Kinës ka për qëllim të synojë të bëhet “lider” në fushën e robotikës deri në vitin 2025.

Megjithatë deri më tani shumë “produkte” që ky vend i ka sjell në treg, kanë realizultuar dështim i plotë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse i madh dhe paksa i papërshtatshëm, roboti mund të lëviz para dhe pas, të sillet dhe ecë në mënyrë diagonale. Përveç kësaj, roboti mund të vrapojë e kërcej fjalë 12 setëve të moduleve.

Kjo makineri është e pajisur me sensorë për t’u përshtatur në terrene të ndryshme – të futet nëpër kanale, ngjitet shkallëve, shkretëtirë dhe borë.

Roboti mund të bartë 160 kilogramë peshë dhe të lëvizë me 10 kilometra në orë. Mund të përdoret për transportimin e mallrave, municionit e ushqimit nëpër lokacione të ndryshme që vështirë është të arrihet me vetura konvencionale.

YouTube video

Related Articles

Back to top button
Close
Close