LajmeShowbiz

Robin Krasniqi po martohet me Marigonën, flet modelja

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar modelja Marigona Krasniqi.

Bukuroshja 26 vjeçare është komentuar së fundmi për një lidhje dhe fejesë me boksierin Robin Krasniqi e shkak janë bërë disa postime në rrjetet sociale.

Mirëpo e pyetur nga Bieta ajo refuzoi të përmendte emër, duke theksuar vetëm që është në një lidhje dhe shumë e dashuruar.

Pas gjithë bisedës dhe këmbënguljes për të mos e pranuar, fytyra e “tradhtoi” kur në ekran doli një foto e Robin.

Ajo tha se e mbështet si boksier për shkak të origjinës, por s’u desh shumë të konfirmohej se ai është mashkulli që i ka vjedhur zemrën.

Më tej modelja zbuloi se shumë shpejt mund ta shohim me fustan të bardhë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close