LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, Prokuroria raportoi për parregullsi, blerje të votës, propagandë partiake dhe transport të organizuar të votuesve

Prokuroria themelore publike raportoi për parregullsitë zgjedhore dhe procedurat për zbardhjen e tyre deri në ora 13:00, transmeton Portalb.mk. PTHP-ja raportoi për parregullsi të ndryshme, si brenda dhe jashtë hapësirave të votimit.

Prokuroria raportoi edhe për rastin e Prokurorisë themelore publike – Strumicë, ku dyshohet një person se në pompën e benzinës në fshatin Vasilevo, ka ofruar kartela për lëndët djegës vetëm për të votuar për një parti të caktuar. Prokuroria ka urdhëruar zbardhjen e rastit si sigurimi i video-kamerave.

PTHP raportoi se në Prokurorinë e Strumicës janë pranuar edhe dy raste të reja që kanë ndodhur dje. Një rast është për fshatin Dobradinci dje rreth orës 21:00, ku një person dyshohet se ka ofruar para për t’u votuar një parti e caktuar. Rasti i dytë është në fshatin Drazhevo rreth orës 21:50, ku dyshohet se një i punësuar në Qendrën për punë sociale, ka kryer propagandë e kërcënim për t’u votuar një parti e caktuar.

Në Prokurorinë themelore publike në Koçani ka filluar zbardhja e gjashtë rasteve të paraqitura deri tani, ku dyshohet për ryshfet dhe propagandë zgjedhor, si dhe transport i organizuar i votuesve deri në vendvotime.

Prokuroria raportoi edhe për rastin në shkollën “Petar Pop Arsov”, ku u regjistrua një aksident që filloi për shkak të skadimit të afatit të letërnjoftimit të një votuesi.

Prokuroria përmes Komisionit për ndjekjen eventuale të parregullsive zgjedhore dhe përmes adresës elektronike izbori@jorm.mk po ndjek procesin zgjedhor në vend.

Në formë elektronike janë paraqitur pesë raste. Përfaqësuesit e një partie politike kanë raportuar katër raste të dyshuara për blerje të votës në Koçani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close