LajmeMaqedoniTopLajm

RMV / Mbi 100 thirrje në urgjencë gjatë festës së mbrëmshme

Në Qendrën e Urgjencës Kirurgjikale tetëdhjetë pacientë kanë kërkuar ndihmë gjatë natës së Vitit të Ri.

Këtë e deklaroi drejtori i Urgjencës Aleksandar Trajkovski. Katër persona janë paraqitur në Klinikë pas një ndeshje trafiku, por janë lëshuar në mjekim shtëpiak pasi kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ndërsa katër persona tjerë kanë marrë lëndime pas përleshjeve fizike, thotë Trajkovski.

“Të gjitha lëndimet ishin të lehta pa pasoja të rënda. Të gjjithë pacinetët janë lëshuar në mjekim shtëpiak”, tha Trajovski.

Ndërkohë Klinika e Toksikologjisë ka pranuar qytetarë të cilët kanë tepruar me alkoholon. Gjithsej njëzet e dy pacientë kanë përfunduar në Toksikologji.

“Fatkeqësisht popullata e re dominon gjatë kërkimit të ndihmës, bëhet fjalë për fëmijë prej 14 deri 18 vjeç”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close