LajmeMaqedoniTopLajm

RMV, deputetët sot duhet të zgjedhin përbërjen e re të KSHZ-së

Në Kuvend sot është caktuar seancë plenare ku në rend dite është edhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, sepse mandati i përbërjes aktuale skadon më 15 janar. Seancën mbrëmë e ka caktuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi paraprakisht Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vërtetoi listën prej 14 kandidatëve, të cilën ua dërgoi partive që të deklarohen se kë do të mbështesin.

Pritet që partitë ta bëjnë atë sot paradite. Para seancës plenare do të mbahet seancë e komisionit ku pritet të kumtohen emrat që do t’i mbështesin partitë për anëtarë të ri të KSHZ-së.

Partitë deri më tani nuk kanë dhënë informata zyrtare se kë do të mbështesin nga 14-të kandidatët, por dihet vetëm se VMRO – DPMNE do ta mbështesë Aleksandar Dashtevskin për kryetar të ardhshëm të KSHZ-së.

Të gjithë 14 kandidatët për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të garojnë për 7 vende, ku 3 i takojnë opozitës, ndërsa 4 koalicionit qeveritar.

Në listën e kandidatëve nuk gjendet Oliver Derkoski, kryetari aktual i KSHZ-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Nënkryetarja aktuale e KSHZ-së, Ditmire Shehu, është kandidate nga BDI-ja.

Krenar Lloga është kandidat për anëtar, i cili vjen nga radhët e koalicionit Aleancës për Shqiptarët – Alternativa, ndërsa Boban Stojanoski dhe Aleksandar Dashtevski vijnë nga VMRO-DPMNE-ja. Në këtë përbërje Lëvizja Besa nuk do të ketë përfaqësues.

Kandidatët e tjerë janë: Janake Vitanovski, Radica Risteska, Boris Kondarko, Beti Gjorgievska, Oliver Ristovski, Ljupka Guguçevska Filiposka, Radica Risteska, Elizabeta Postollovska, Dimitar Spaseski dhe Zoran Mihajlloski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close