BotaLajme

Rivali politik i Erdoganit dërgon një mesazh nga burgu

Ekrem Imamoglu ka ndarë një mesazh nga burgu përmes avokatëve të tij duke thënë se është “shumë i lumtur” për “pjesëmarrjen rekord” në zgjedhjet e sotme të opozitës.

“Dëshiroj të ndaj me ju disa lajme nga burgu i Silivrit që më gëzon shumë”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në X.

Mesazhi thotë se dhjetëra miliona turq “të cilët po vuajnë nga shtypja e qeverisë, ekonomia e shkatërruar, paaftësia dhe paligjshmëria” kanë votuar në zgjedhjet paraprake të partisë.

Kryetari i Stambollit bëri thirrje për protesta masive para arrestimit: Kjo është tradhti ndaj Turqisë

Bëhet e ditur se sondazhi u mbajt për të zgjedhur një kandidat për të kandiduar për Partinë Popullore Republikane (CHP) kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, shkruan BBC.

“Populli do t’i japë kësaj qeverie një shuplakë të paharrueshme në fytyrë”, tha Imamoglu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close