
Lëvizja Besa sot ka mbajtur një aktivitet para selisë së BDI-së në Tetovë duke i kërkuar asaj që të heqin dorë edhe nga Hiqni dorë nga “Soravia” por mos hiqni dorë nga gjuha shqipe, gjuha më e vjetër në Evropë që vetëm nga BDI-ja njihet si gjuha e 20%-it, mos hiqni dorë nga kryeministri i parë shqiptar se për këtë premtim u votuan shqiptarët, por hiqni dorë nga tenderët dhe punësimi i familjarëve,mos hiqni dorë nga të drejtat e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, por hiqni dorë nga veturat luksoze që i regjistroni si dhuratë nga miqtë, si dhe nga keqpërdorimi i veturave zyrtare, mos hiqni dorë nga drejtësia për rastet e montuara politike dhe nga drejtësia që meriton ta ketë çdo qytetarë në vend, por hiqni dorë nga gjykatat dhe prokuroria, mos hiqni dorë nga të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë, por hiqni dorë nga tradhëtia dhe hajnia.
Por një qytetarë ka reaguar përmes një fotoje duke pretenduar se personat që protestuan para selisë së BDI-së janë të punësuar në Ndërmarrjen Parkingu i Qytetit në Tetovë.




