LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari: Pa ndryshime kushtetuese Maqedonia izolohet ndërkombëtarisht, me ekonomi që zvarritet dhe me përfaqësim të drejtë vetëm në letër

Koordinatorja e grupit parlamentarë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sa të jetë ai kryeministës. Ajdari thekson se pa ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut, izolohet ndërkombtarisht dhe po ashtu ajo zvaritet ekonomikisht, shkruan Top24

‼️Maqedonia e Veriut pa ndryshime kushtetuese, e izoluar ndërkombëtarisht, me ekonomi që zvarritet dhe me përfaqësim të drejtë vetëm në letër.
E për ta mbyllur ditën, një lajm vërtet “brilant”: këshilltare e kryeministrit emërohet autorja e ligjit skandaloz për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, e njohur për bindjet dhe qëndrimet e saj nacionaliste. Po, pikërisht ajo do të “kujdeset” për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ironia në nivel shtetëror.
Në këtë drejtim, duhet pranuar se sukseset nuk do të na mungojnë, vetëm se do të jenë kundër qytetarëve.
I gjithë sistemi drejt humnerës!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close