LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari: Maqedonia, Serbia dhe Hungaria nuk e mbështetën kërkesën e Polonisë për thirrjen e Këshillit të Sigurimit për Poloninë

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi nga ngritur shqetësimin për skandalin diplomatik ku Maqedonia nuk pranoi të thiret kshilli i siguritmit të OKB-së ku do të diskutohej për shkeljen e hapsirës nga ana e Rusisë duke u bërë kështu palë me Serbinë dhe Hungarinë, shkruan Top24

Rina Ajdari

Skandali diplomatik që tentohet të kalojë në heshtje!

Maqedonia e Veriut, së bashku me Sërbinë dhe Hungarinë, nuk e mbështetën kërkesën e Polonisë për thirrjen e Këshillit të Sigurimit, në Kombet e Bashkuara në të cilin do të diskutohej për shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë. Një vend anëtar i NATO-s si Maqedonia e Veriut voton kundër sigurisë së një shteti tjetër anëtar dhe kjo nuk raportohet nga asnjë medium në vend. Si është e mundur që një vend anëtar i NATO-s, i cili krenohet me integrimin e tij euroatlantik, të votojë kundër një shteti tjetër që kërkon mbrojtjen sepse gjindet përpara një rreziku të madh?

Ky është jo vetëm një turp diplomatik, një dështim i politikës së jashtme por edhe një alarm për qytetarët se kush i merr këto vendime në emrin tonë? Pse qeveria hesht dhe pse mediat heshtin?

Transparenca dhe llogaridhënia janë themeli i një shteti demokratik – e në këtë rast, duket se dikush po e fsheh të vërtetën nga qytetarët.

Kjo ndodhi na lë të kuptojmë qartë se ka një marrëveshje për heshtje të përbashkët

në mes dy partive më të mëdha maqedonase, pozitë dhe opozitë, e cila është funkcionale dhe e koordinuar edhe për çështjen e sabotimit të vetingut. E sa për VLEN-in as që diskutojmë ngaqë nuk i pyet askush.

Ky veprim i papreçedentë rrezikon kredibilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe duhet të sqarohet urgjentisht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close