LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari- Kostadinovskit: Nuk je aty për mendime personale as për të mbrojtur vetëm një popull dhe një gjuhë

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut rreth komenteve për gjuhën shqipe. Ajdari thekson se Kostadinovksi dhe anëtarët tjerë nuk janë aty për të shprehur mendimet e tyre por për të interpretuar kushtetutën e vendit, shkruan Top24

Ajdari më tej shton se Qëndrimet antishqiptare të shprehura sot në seancë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese janë për t’u dënuar. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duket se duhet të mbrojë kushtetutën vetëm për një popull dhe një gjuhë.

Postimi i plotë:
Qëndrimet antishqiptare të shprehura sot në seancë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese janë për t’u dënuar.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duket se duhet të mbrojë kushtetutën vetëm për një popull dhe një gjuhë. Edhe atë, shprehet me fjalët: “sipas mendimit tim”?! Ai dhe të gjithë anëtarët e tjerë të atij institucioni nuk mund të kenë mendim vetanak për asnjë çështje sepse detyrë dhe obligim i tyre është të interpretojnë Kushtetutën. Çdo vendim që sillet aty, duhet të bazohet në Kushtetutë e jo e njejta të nëpërkëmbet.
Këtë që pamë dhe dëgjuam, ishte një interpretim i dëmshëm i cili gjeneron regres dhe probleme të natyrës ndëretnike, nga një institucion që në teori duhet të mbrojë barazinë e të gjithë qytetarëve.
Asnjë arsyetim nuk e mbulon turpin e vendimit të sotëm antikushtetues.
Nëse ky shtet pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, funkcionimi i tij nuk mund të bazohet në një logjikë monoetnike.
E VLEN-i hesht si gjithmonë se për atë punë janë aty, e kanë detyrë të mos flasin, të mos kundërshojnë, të jenë të dëgjueshëm derisa përmbushet misioni i dëmtimit dhe defaktorizimit të shqiptarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close