
Në vazhdën e debatit për ligjin për arsim sipërorë në Maqedoninë e Veriut, Rilind Ademi përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar propozim ligjin e ministres Janevska duke nënvizuar se ky ligj sipas propozim ligjit të ri ata që hartojnë politika të arsimit të lartë në nivel vendi nuk duhet të kenë kritere të vështira si publike në WoS dhe H-indekse të larta, ndërsa gjeneratat e reja që ende skanë arritur në tituj full-time duhet të kenë, shkruan Top24
“Sa i përket asaj se ky propozim-ligj i arsimit të lartë siguron cilësi???
* Në foton 1 keni nenin 161 (paragrafi 1 dhe pika 1), ku thot që një Docent mund të bëhet nëse kumulativisht ka notën mesatare 8 në të gjitha ciklet e studimit:
– Komenti: Pra nesër mund të vijë një profesor universitar i cili ka mesataren 6,5 në studimet deridplomike dhe të ligjërojë, nëse ai ka arritur që të siguroj mesatare 9,5 në ciklin e II-të.
* Në foton 2 keni nenin 42 (paragrafi 5) që flet për Këshillin Nacional ku pjesa e hijëzuar është pjesë e hequr nga propozim-ligji i ri e që kushtëzon anëtarët e Këshillit Nacional që të kenë punime shkencore:
– Komenti: Pra sipas propozim ligjit të ri ata që hartojnë politika të arsimit të lartë në nivel vendi nuk duhet të kenë kritere të vështira si publike në WoS dhe H-indekse të larta, ndërsa gjeneratat e reja që ende skanë arritur në tituj full-time duhet të kenë.” përcjellë Top24



