
Keidi Bare është rikthyer sot në stërvitje me Real Zaragozën. Mesfushori ka lënë pas shqetësimet fizike, ndërsa në prag është ndeshja delikate me Burgos.
Bare mungoi në tri javët e fundit të kampionatit. Asgjë nuk po shkon si duhet për Zaragozën, që mban vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Kështu është edhe pretendenti kryesor për rënien nga kategoria.
Nëse Bare do të jetë i gatshëm për Ruben Seles të dielën, akoma nuk është vendosur. Tashmë çdo ndeshje është si finale për ekipin e mesfushorit të Kombëtares.



