
Në aeroportin “Shën Apostul Pali” Ohër pasdite nga Beogradi ka zbritur aeroplani i “Air Serbia” me 57 pasagjerë, me çka pas ndërprerjes prej gjashtë vjetëve, është rikthyer linja ajrore sezonale në këtë relacion.
“Air Serbia” do të fluturojë katër herë në javë nga Ohri në Beograd, të hënën, të mërkurën, të premten dhe të shtunën dhe siç ishte paralajmëruar, do të jetë një lidhje e mirë për pasagjerët me vendet e Evropës Perëndimore dhe tejoqeanike.
Aeroplani i është pritur me të ashtuquajturën “urë ujore”, në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe menaxhmentit të koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni.
Është e mundur lidhja me një sërë destinacionesh, si Amsterdami, Vjena, Berlini, Bolonja, Cyrihu, Dyseldorfi, Frankfurti, Hamburgu, Kopenhaga, Lubjana, Nju-Jorku, Oslo, Podgorica, Praga, Roma, Venecja dhe Zagrebi.
Sipas ministrit Boçvarski, kjo linjë është edhe në kohën kur, siç tha, vetëm po konfirmojmë marrëdhëniet e mira me Serbinë, kur në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, krijojmë një sërë përfitimesh për qytetarët e vendit tonë dhe të Serbisë, i afrojmë ata me bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe promovimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
“Kjo linjë ajrore synon gjithashtu të mundësojë promovimin turistik të Ohrit dhe rajonit të Ohrit. Ndërsa Ohri, si qendra më e madhe turistike në Maqedoninë e Veriut, ka potencial të madh për të pritur turistë të rinj dhe për të treguar të gjitha potencialet historike, kulturore dhe turistike”, tha Boçvarski.
Aeroporti i Ohrit, theksoi ministri, ka ende kapacitete të mira që mund t’i shfrytëzojmë dhe kjo është një mundësi e mirë për ta vërtetuar këtë duke vendosur linja të reja.
Ohër-Beograd është destinacioni i dytë i “Air Serbia” në vend, përveç Shkupit.



