Në aksin Bogë-Theth janë rikthyer reshjet e dëborës. Zona turistike këtë fillimjave u mbulua nga manteli i bardhë.
ARRSH bën me dije se po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës.
Aktualisht rruga është e qarkullueshme, por nevojiten gomat dimërore.
Fundjava ka qenë e populluar në Theth, ndaj edhe apeli shkon për drejtuesit e mjeteve që të ecin me kujdes duke zbatuar sinjalistikën në mënyrë që të parandalohen aksidente të mundshme.