
Komuna e Tearcës së bashku me fondacionin Albiz kanë rikonstruar nyjet sanitare të shkollës filliore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë. Ky invesim është në kuadër të planit të komunës së Tearcës për përmirësimin e infrastrukturës shkolle në teritorin e kësa komune duke ofruar kushte më të mira, shkruan Top24
“Në shkollën fillore në fshatin Tearcë ka përfunduar projekti për rekonstruimin e nyjeve sanitare.
Komuna e Tearcës në planin e saj për përmirësimin e infrastrukturës nëpër shkolla në bashkëpunim me fondacionin Albiz me sukses ka realizuar rekonstruimin e tërësishëm të nyjeve sanitare në shkollën fillore të f.Tearcë.
Për këtë e falemenderojmë fondacionin Albiz dhe të gjithë ata të cilët ndihmuan në realizimin e plotë të këtij projekti i cili është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkollat e komunës. Në këtë drejtim do të vazhdohet edhe me projekte konkrete nëpër shkollat e tjera.
Me respekt,Komuna e Tearcës.



