LajmeMaqedoni

Rijad Shaqiri përkrah Besa Kadriun për drejtoreshë të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë: Për deklaratat e zonjës Besa, askush nuk ka të drejtë të më më thotë që mos t’i jap përkrahje

Në seancën në Komisionin Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ku si rend dite ishte zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri tha se Besa Kadriu ka mbështetjen e tij për të udhëhequr me këtë post, që siç tha, pavarësisht deklaratave që ajo ka bërë, do ta ketë mbështetjen e tij.

“Zonja Besa sot mori mbështetjen time, si përfaqësues i koalicionit VLEN, mori votën time që është vetëm një në këtë komision, që të jetë e përzgjedhur dhe ajo nuk ndodhi se ne si shqiptar në këtë komision jemi të përfaqësuar me kaq numër të deputetëve që nënkupton se shumica vendosë diçka tjetër. Zonja Besa ka qenë profesoreshë dhe profesioniste edhe para dy viteve, edhe para një viti. Lus që mos të bëhet politikë në dëm të të tjerëve dhe të emrave që janë si profesionistë. Askush nuk e ka të drejtën të më thotë mu se zonja Besa, pse paska dhënë një deklaratë kundër dikujt, unë mos ta mbështes ose mos ta bëjë. Zonja Besa e ka votën time dhe mbështetjen time”, tha Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close