
Për BDI-në, dështimi më i madh i VLEN-it në dy vite të qeverisjes është ideja e rrugës evropiane, që nënkryetari Bujar Osmani tha se vendi nuk ka bërë asnjë hap drejt Bashkimit Evropian ndonëse siç tha, premtuan se do ta përshpejtojnë rrugën evropiane duke sjell dinamikë dhe kredibilitet gjatë gjashtë muajve të parë të qeverisjes.
Osmani tha se rezultatet janë dëshpëruese, që sipas tij, vendi ka stagnuar dhe në vend të agjendës evropiane, ka politika ditore.
“Rezultatet janë dëshpëruese. Shteti nuk ka bërë as edhe një hap të vetëm substancial drejt Bashkimit Evropian. Në vend të përshpejtimit, kemi stagnim. Në vend të reformave, kemi improvizime dhe në vend të agjendës evropiane, kemi politikë ditore. Kryesuesi i ri i BE-së prezantoi agjendën e re dhe vendi jonë është i vetmi që nuk përmendet fare. Humbjen më të madhe të agjendës evropiane, VLEN ua ka shkaktuar shqiptarëve, votuesve të vet dhe popullit. Këtë nuk e themi ne, këtë e thotë Brukseli, këtë e thotë Parlamenti Evropian”, tha Bujar Osmani.



