LajmeMaqedoniTopLajm

Rezultatet e regjistrimit do t’u nevojiten kryetarëve thotë Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot tha se rezultatet e regjistrimit do të jenë të rëndësishme për vendin sidomos nëse merren para zgjedhjeve lokale, në mënyrë që kryetarët e ardhshëm të komunave të krijojnë programe dhe projekte të rëndësishme.

Ai bëri thirrje që të ulet tensioni i panevojshëm në shoqëri për këtë operacion statistikor dhe t’ju lihet hapësirë personave që merren me statistikë, ta zbatojnë regjistrimit sipas standardeve më të larta.

Për Mariçiq, anulimi i regjistrimit do të jetë në dëm të shtetit.

“Opozita kërkon anulim për vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar kur biseduam për regjistrimin, kërkuan që të anulohet për sivjet dhe me siguri kjo do të jetë kërkesa për anulim për çdo vit. Për këtë arsye mendoj se nëse anulojmë kjo nuk do të ndryshojë, për shkak se tani është momenti i vërtetë. Mendoj se gjatë verës, njerëzit udhëtojnë dhe pushojnë për shkak të temperaturave. Në vjeshtë nuk mundemi për shkak të zgjedhjeve lokale, ndërsa nderi në zgjedhjet lokale duhet t’i kemi rezultatet. Kryetarët duhet t’i planifikojnë dhe propozojnë politikat në bazë të këtyre rezultateve”, tha mes tjerash Mariçiq.

Sipas tij, kjo çështje duhet të normalizohet dhe se Maqedonia e Veriut duhet të jetë vend normal ku nuk do të partizohet dhe politizohet

Related Articles

Back to top button
Close
Close