
Sekretari i përgjithëm i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka reaguar ndaj rezultateve diskriminuese të Ministrisë së Kulturës të cilat sot i publikoi ministri Lutkov. Ademi në reagimin e tij thekson se kjo qeveri e ka kthyer në normë përjashtimin eshqiptarëve përmes “cilësisë”, shkruan Top24
Kur “etika” vendoset para etnisë,
Kur “cilësia” vendoset mbi përfaqësimin etnik,
diskriminimi shitet si parim,
ndërsa pafuqia politike maskohet me broçkulla morale.
Ironia është se, në emër të “cilësisë”,
përjashtimi kthehet në normë,
e padrejtësia në politikë shtetërore.



