
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim në komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij ka akuzuar Bilall Kasamin për betonizim të Tetovës për pazare koruptive dhe duke shkaktuar kaos urban, shkruan Top24
Edhe pse qytetarët kërkojnë gjelbërim, parqe, ajër të pastër dhe hapësira publike, udhëheqësia aktuale në Komunën e Tetovës u jep beton, kulla, pazare korruptive dhe kaos urban!
Shitja e Qendrës së Vjetër Tregtare për të ndërtuar dy kulla është goditja e radhës ndaj Tetovës. Qyetit që po humb identitetin dhe frymëmarrjen.
Është koha e fundit të mbrojmë qytetin nga betonizimi dhe interesat klanore.
#PërTetovënERe do të thotë: vizion, planifikim dhe dinjitet dhe hapësira publike për të gjithë. ✅




