
Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka bërë të ditur se ka qëndruar sot në vendbanimin në Saraqinë.
“
Sot vizituam vendbanimin Saraqinë.
Shumë fjalë, por asnjë punë për katër vite!
Takuam dhe kuvenduam me banorët, duke i siguruar se programi dhe oferta jonë për katërvjeçarin e ardhshëm do të jetë për çdo qytetar dhe për çdo vendbanim të Komunës së Tetovës, pa përjashtim!
#BashkëPërTetovën
“, shkruan Rexhepi.



