LajmeRajon

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Si pasojë e reshjeve të shiut që ka pasur në dy ditët e fundit në vendin tonë, komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është vështirësuar. 

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë për vështirësitë që po hasin pjesëmarrësit në komunikacion.

E pas reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thekson Policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close