
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut ka udhëtuar drejt Frankfurtit të Gjermanisë, ku prej 20 deri më 24 maj do të mbahet Kampionati Evropian për seniorë.
Për Maqedoninë e Veriut në këtë Kampionat Evropian do të garojnë këta garues-e:
Femrat individuale ne kumite:
Iva Pecevska (-50 kg)
Mihaela Mishovska (-55 kg)
Veronika Kostovska (-61 kg)
Era Koja (-68 kg)
Erdona Ziberi (+68 kg)
Në konkurrencën ekipore tek vajzat do të paraqiten të gjitha pesë garueset.
Meshkujt individuale ne kumite:
Nedim Shaqiri (-60 kg)
Matej Belistojanski (-67 kg)
Lupço Mihajllov (-75 kg)
Rexhep Rushiti (-84 kg)
Stefan Stojanoviq (+84 kg)
Ekipi i meshkujve ne kumite përbëhet nga të gjithë garuesit sipas kategorive, si dhe te ftuarit nga seleksionusi Kuzmanovaki u ftuan garuesit Mursel Misini dhe Filip Stojanov.
Në kategorinë individuale në kata do të garojë Vlladanka Avramova, e cila së bashku me Danka Stojkova dhe Sara Trpkovska do të paraqiten edhe në konkurrencën ekipore të katave.
Në këtë Kampionat Evropian do të marrin pjesë 597 karateistë nga 50 shtete pjesemarese ne Kampionat Europian.
Drejtori i reprezentacionit, Arlind Huseini:
“Garuesit tanë, të cilët do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian në Frankfurt të Gjermanisë, janë maksimalisht të përgatitur. Kjo bazohet në përgatitjet e zhvilluara së bashku me reprezentacionin e Kroacisë, fillimisht në Kroaci dhe më pas në fazën përfundimtare në Katllanovë, në kushte fantastike.
Fatmirësisht nuk kemi garues të lënduar, ndërsa të gjithë sportistët ndihen të motivuar dhe të gatshëm për sfidat që i presin. Qëllimi ynë kryesor në këtë Kampionat Evropian është arritja e rezultateve sa më të mira, pasi realisht kemi garues shumë cilësorë dhe të përgatitur për podium.
Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen garat individuale, ndërsa të premten (22 maj) do të mbahen garat ekipore. Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen duelet për medaljet e bronzta dhe finalet.
“Si drejtor i reprezentacionit, i uroj shumë suksese të gjithë garuesve tanë që do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian. Besoj në përgatitjen, përkushtimin dhe potencialin e tyre për të arritur rezultate të mëdha. Njëkohësisht, uroj suksese edhe për të gjithë ekspeditën e Federatës së Karatesë në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane.”



