
Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, i ftuar në TVM2, për të folur mbi korrupsionin në RMV.
“Këmbanat e luftës kundër korrupsionit, mendoj se bien fuqishëm, sidomos nga qershori i vitit të kaluar”, tha Mehmedi.
“Apeloj tek të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e ardhëshme, kurdo që të jenë ato, uroj që të jenë sa më shpejtë, që mos të legjitimojmë njerëz të dyshimtë për krim dhe korrupsion, sepse do të humbim mbështetjen nga partnerët e fuqishëm, pa të cilët ne nuk mund të ndërtojmë institucione dhe të ardhme me prespektivë në këtë vend”, shtoi Mehmedi.
Në debat mungoi përfaqësuesi nga pushteti edhe pse kishin konfirmuar pjesmarrjen, për këtë Remzi Mehmedi pyet:
Pse pushteti nuk ballafaqohet me temën për korrupsionin??!!?



