LajmeMaqedoniTopLajm

Rektori i UNT-së Izet Zeqiri pret në takim ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja

Në vazhdën e ngritjes së vazhdueshme të Universitetit “Nëna Tereza” drejt një tempulli të vërtetë të dijes, rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës 🇽🇰 në Shkup, Shkëlqësinë e Tij, Z. Florian Qehaja, shkruan Top24

Rektori Zeqiri informoi ambasadorin Qehaja me historikun e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe konsolidimin e tij gjatë këtyre viteve, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm dhe raportet e shkëlqyera me shumë universitete në Republikën e Kosovës.
Dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të kontribojnë në drejtim të përforcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit të universiteteve kosovare me Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa si element kryesor cekën shkëmbimin e stafit akademik, dhe sidomos të studentëve në dy anët e kufirit, përmes projekteve të ndryshme bashkëpunuese si dhe bashkëpunim në të gjitha sferat mes institucioneve të arsimit të lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close