LajmeMaqedoniTopLajm

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në punimet e Seminarit Ndërkombëtar që u mbajt në Maroko

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në seminarin e ERASMUS + të organizuar
nga agjencitë kombëtare ERASMUS + të vendeve MedNet (Qipro, Kroaci, Francë, Greqi, Itali, Maltë,
Portugali, Serbi, Slloveni, Spanjë, Maqedoni e Veriut dhe Turqi).
Objektivi kryesor i këtij seminari ishte forcimi i dimensionit ndërkombëtar në arsimin e lartë përmes
programit Erasmus+ 2021-2027. Ky seminar mblodhi së bashku përfaqësues universitetesh (rektorë,
prorektorë ose homologë të tjerë) të institucioneve të arsimit të lartë nga MedNet, vendet e Mesdheut
Jugor dhe të Afrikës Sub-Sahariane për të ofruar një mundësi unike të rrjetëzimit, gjetjes së institucioneve
bashkëpunëtore, ndarjes së praktikave më të mira dhe ideve të reja për të hartuar projekte të reja në fusha
me interes të përbashkët brenda kontekstit të programeve të Erasmus+.
Programi i këtij seminari krijoi hapësira të nevojshme që përveç organizimit të grupeve të punës për të
diskutuar rreth objektivave të seminarit dhe krijimit të projekt-propozimeve të reja, iu dha mundësi
pjesëmarrësve për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të diskutuar marrëveshjet e mundshme të
bashkëpunimit, për të dalë me ide të reja për bashkëpunim në të ardhmen si dhe për të forcuar lidhjet
ndërmjet tyre.
Seminari u zhvillua në kampusin universitar të qytetit Ben Guerir të Mbretërisë së Marokut, prej 4 deri më 7
mars 2024.

Related Articles

Back to top button
Close
Close