LajmeMaqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan 2025

Dr. Kenan Ferati, Prof. Dr. Bashkim Ziberin dhe Doc. Dr. Agron Iljazin, morën pjesë në
Konferencën Ndërkombëtare NanoBalkan 2025, e cila u zhvillua në Tiranë të Republikës së
Shqipërisë.
Në ceremoninë solemne e morën fjalën personalitete të shquara nga politika, shkenca dhe
diplomacia, ndër të cilët: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Akad. Arben
Merkoçi, (ICREA, ICN2 Spanjë), koordinator dhe kryetar i Konferencës, z. Gabriel Cremades
Ventura, Ambasador i Spanjës në Shqipëri, Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale e
Republikës së Shqipërisë, Akad. Anila Hoda ,Sekretare Shkencore e Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë dhe znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Arsimit e Republikës së Shqipërisë.
Konferenca ka për synim të evidentojë arritjet më të rëndësishme në nivel botëror në nanoshkencë
dhe nanoteknologji, si dhe të krijojë mundësi për zhvillimin e politikave shkencore, nxitjen e
bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe forcimin e rrjeteve kërkimore. Pjesëmarrja e figurave të
shquara botërore, përfshirë nobelistë dhe studiues të njohur, hap horizonte të reja për integrimin e
vendeve tona në zhvillimet më të fundit të shkencës bashkëkohore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close