LajmeMaqedoniTopLajm

Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti pritet nga rektori i posazgjedhur i UT-së, Kushtrim Ahmeti

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e priti në kabinetin e tij Rektorin e UEJL-së Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetin
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, është pritur sot në zyrën e Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Ky takim mes dy drejtuesve universitarë, u zhvillua pas zgjedhjes së Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në detyrën e ushtruesit të detyrës së Rektorit të Universitetit të Tetovës.
Më këtë rast, Rektori ynë ka pranuar urimet për emërimin e tij në krye të këtij institucioni të parë të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili këtë muaj do ta shënojë 28 – vjetorin e themelimit.
Në këtë takim, rektorët e dy universiteteve ritheksuan gatishmërinë e tyre për të vijuar bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të avancimit të arsimit sipëror në vendin tonë.
Janë shumë lëmenj ku dy universitetet kanë dëshmuar marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi, ndaj u vlerësua se edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet me këto ritme që i shërbejnë arsimit, shkencës dhe proceseve të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë.

 

https://

Related Articles

Back to top button
Close
Close