LajmeMaqedoniTopLajm

Reklamimi nëpër portale, Ruskoska: hetimet zgjerohen tek partitë tjera

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur hetimet për reklamimin e partive politike në disa portale, që kanë përfituar shumë të majme, portale që janë regjistruar në një kompani si dhe manipulime tjera, përmes të cilave janë keqpërdorur mijëra euro gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, përcjell INA.

 

 

Hetues të kësaj prokurorie dhe policia kanë filluar me verifikimin dhe kontrollin e tre firmave që kanë themeluar shtatë portale që kanë reklamuar VMRO-DPMNE-në gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Siç raporton Prokuroria, partia në këto portale të regjistruara me një kompani ka lëshuar 20 mijë euro, përmes së cilës kanë figuruar 7 portale.

Prokurorja Vilma Ruskovska njofton se hetimi që filluan sot për reklamim në portale do të shtrihet edhe në partitë e tjera politike.

Këtë mëngjes, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme konfiskuan dokumentacion nga tre kompani për të kontrolluar se kush, në çfarë mënyre dhe për çfarë shume reklamonin një program politik të paguar.

“Sot filloi hetimi për një parti politike, por ka informacion edhe për partitë e tjera politike, kështu që ne ndoshta do të zgjerojmë hetimin”, tha prokurorja Vilma Ruskovska për “Sitel”.

Gjithçka filloi me Ministrinë e Brendshme, e cila paraqiti në Prokurorinë Publike një raport me të cilin ekziston dyshimi se partitë politike gjatë periudhës parazgjedhore paguanin për reklamat politike në portalet e internetit që ishin me shikueshmëri të ulët.

Sipas Kodit zgjedhor, shuma maksimale që një parti mund të harxhoj në një portal është 15 mijë euro. Por këto para kanë shkuar tek shumica e portaleve anonime, që janë përdorur nga partitë politike, ndërsa janë anashkaluar portale të regjistruara që kanë ndikim në opinionin publik.

Afër 250 portale me kompani të panjohura dhe OJQ-të ishin regjistruar në regjistrin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për të përfituar para për zgjedhjet. Shumica prej këtyre portaleve konsiderohen anonime, pa Impresume, pa adresa si dhe pa të dhëna të tjera të domosdoshme për një media online.

Por VMRO-DPMNE ka thënë se fushata e tyre reklamuese ka qenë transparente dhe ligjore, ndërsa siç thonë pushteti është në panikë pas protestave popullore. Kjo parti ka thënë se prokuroria po bën një sulm të organizuar ndaj mediave online.

Related Articles

Back to top button
Close
Close