LajmeMaqedoniTopLajm

Reisi i përkohshëm i BFI-së Fetai zgjidhet anëtar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Muslimane

Kryetari i përkohshëm bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetai, të martën më 06.10.2020 është zgjedhur anëtar i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane me seli në Abu D’habi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas informatave të këtij Këshilli, U.D kryetar i BFI-së Shaqir  Fetai u zgjodh anëtar i plotë i Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane me seli në Abu D’habi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa përzgjedhja e tij u bë duke u bazuar në punën e palodhshme dhe kontributin e dhënë të z. Shaqir Fetai, gjatë tërë jetës së tij në të mirë të institucionit islam në vend, pra Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në shpjegimin e Islamit dhe kulturës Islame në përgjithësi dhe në mbështetjen e besimtarëve myslimanë.

Që në moshën e re, 14 vjeç, H. Shaqir ef. Fetai e kreu hifzin, e më pas kontributin e tij e dha si imam, mualim, mësimdhënës në SHM. Medreseja Isa Beu, anëtar i Këshillit Themeltar të Fakultetit të Shkencave Islame Shkup, udhëheqës i suksesshëm i disa drejtorive në Rijasetin e BFI, gjatë kohës së Sulejman Rexhepit si dhe iniciator i themelimit të Medresesë për vajza në Gostivar, iniciator i themelimit të institutit të Hifzit dhe bukur leximit të Kuranit Famëlartë “Hfz. Hasan ef. Zendeli”, pjesëmarrës i suksesshëm në shumë konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, autor dhe publicist i 6 veprave dhe mbi 300 artikujve të botuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme në vend dhe jashtë vendit në gjuhë të ndryshme.

Gjithashtu në informacionet e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane përmendet edhe kontributi i madh që Shaqir Fetait e ka dhënë për plot 18 vite si Myfti i Myftinisë së BFI Gostivar në mirë organizimin e jetës fetare, kthimin e pronave të vakëfit dhe krijimin e kushteve dhe objekteve të reja me qëllim të organizimit sa më të mirë të jetës fetare në këtë Myftini dhe më gjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close